Nëse mendoni se mënyra se si skuadra e Argjentinës festoi fitoren e tyre në penallti ndaj Holandës ishte pak e pafytyrë, thjesht prisni të shihni se çarë bëri miss “BumBum”.
Fansja e çmendur e Argjentinës dhe e fiksuar pas Lionel Messi-t, Suzy Cortez, festoi në një mënyrë të shfrenuar. Ajo kishte ngjyrosur të pasmet me ngjyrë blu dhe të kuqe, ku kishte shkruar shkronjën “a” dhe numrin “1”.
Por jo vetëm kaq, pasi miss “BumBum” kishte vendosur që gjoksin ta ngjyroste me ngjyrat e flamurit argjentinas. Ndërsa në kurriz kishte shkruar edhe numrin “10” të futbollistit të famshëm, Messi.