Bashkëshortja e ish-yllit të Premier League, Christian Karembeu, dikur shkaktoi zemërim kombëtar në vendin e saj të lindjes pas një seti fotografik nudo.

Karembeu, i cili festoi 55 vjetorin e lindjes të mërkurën e kaluar, gëzoi një karrierë të shkëlqyer me 53 ndeshje për Francën si dhe luajti për 3 vjet te Real Madrid. Megjithëse koha e tij në Angli ishte jetëshkurtër, duke kaluar vetëm një sezon me Middlesbrough.

“Daily Star” shkruan se dashuria e mesfushorit mbrojtës për sportin shkon përtej futbollit, kur u martua me skiatoren olimpike libaneze, Jackie Chamoun, në maj të vitit 2017. Çifti njoftoi lindjen e vajzës së tyre në shtatorin e ardhshëm.

Megjithatë, përpara Lojërave Olimpike Dimërore, 34-vjeçares iu shpërndanë në internet disa fotografi provokuese. Në një imazh ajo shfaqej pa bluzë teksa ishte gati të bënte ski.

Olimpianja kishte pozuar gjithashtu për një set fotografik nudo në kalendar tre vjet para ndeshjeve të saj të dyta.

Edhe pse qeshi duke thënë se nuk ishte mësuar që të pozonte nudo në një video të bërë gjatë xhirimit, Jackie nuk e priti aspak mirë publikimin e papritur të tyre me përfshirjen e qeverisë libaneze.

Anëtarët e qeverisë pretenduan se klipet dëmtuan “reputacionin” e vendit të tyre, me 34-vjeçaren që kërkoi falje përmes një deklarate në “Facebook” ku thuhej se fotot që ishin publikuar nuk ishin produkti përfundimtar.

Jackie, një skiatore alpine, filloi stërvitjen në moshë të re dhe filloi të merrte pjesë në garat e mëdha në moshën 14-vjeçare.

Kur ishte vetëm18 vjeç, ajo mori pjesë në garën e slalomit në Lojërat Olimpike Dimërore 2010 që u zhvilluan në Vancouver, duke përfunduar në vendin e 54-të.

Ndërkohë përpara lojërave të vitit 2014, ajo shkroi: “Videoja dhe fotot që po shihni tani janë pjesë e përgatitjes. Nuk duhej të bëheshin publike.

Dua t’ju kërkoj falje të gjithëve ju, e di që Libani është një vend konservator dhe ky nuk është imazhi që pasqyron kulturën tonë”.

“Tani që jam në Lojërat Olimpike… E tëra çfarë mund t’ju kërkoj secilit prej jush që e pa këtë është të ndaloni përhapjen e saj, do të më ndihmojë vërtet të përqendrohem në atë që është vërtet e rëndësishme tani: stërvitjet dhe gara ime”, përfundoi ajo.