Çifti i njohur, Patrick Schwarzenegger dhe Abby Champion, ka kurorëzuar dashurinë me një ceremoni elegante në Coeur d’Alene, Idaho, në fillim të shtatorit.

Patrick dhe Abby, të cilët prej kohësh janë pjesë e vëmendjes mediatike, kanë publikuar së fundmi fotot e para nga dasma e tyre, duke dhuruar momente të ngrohta dhe plot stil.

Mediat e huaja shkruajnë se festimet nisën më 4 shtator me një darkë intime. Abby shkëlqeu me një fustan të rafinuar nga Zimmermann, ndërsa Patrick u paraqit me një kostum elegant nga koleksioni Haider Ackermann për Tom Ford.

Një ditë më pas, atmosfera mori një kthesë më të relaksuar me një barbeque në stilin “western”, ku të ftuarit, miqtë dhe familjarët u bashkuan në një festë të ngrohtë. Abby zgjodhi një fustan të gjatë me dantella nga Bec+Bridge, të kombinuar me çizme të zeza kaubojsh dhe një kapelë klasike, duke reflektuar hijeshi dhe natyrshmëri.