Çifti i famshëm, Dua Lipa dhe Callum Turner, është shfaqur më i dashuruar se kurrë në eventin e Bvlgari “Serpenti Infinito”, të mbajtur të mërkurën në Nju Jork.

Dua dhe Calllum, të cilët u martuan në maj të këtij viti, mbërritën dorë për dore në festën madhështore pas eventit, e cila u zhvillua në ambientet luksoze të penthouse-it dhe klubit BOOM.

Këngëtarja e famshme shkëlqeu me elegancën e saj, e veshur me një bust të mbuluar me shkëlqim dhe pantallona të zeza elegante me prerje klasike. Pamjen e saj e kompletonin bizhuteritë e koleksionit të Bvlgari.

31-vjeçarja u shpall ambasadore globale e markës italiane të modës Bvlgari në shkurt të këtij viti.

Në atë kohë, ajo tha se ishte “e emocionuar” që bëhej pjesë e markës së njohur për bizhuteritë, orët dhe produktet prej lëkure, duke e cilësuar Bvlgari-n si një “mishërim të feminitetit modern”.