Këngëtarja e famshme shqiptare, Dua Lipa, ka ndarë me ndjekësit një moment të ngrohtë familjar. Ajo ka uruar publikisht babanë e saj, Dukagjin Lipa, për ditëlindje.

Artistja publikoi në rrjetet sociale disa fotografi të përbashkëta me të atin, ku përfshiheshin edhe imazhe nga fëmijëria, duke rikthyer kujtime të veçanta nga momentet e tyre familjare.

Në postimin e saj, Dua shkroi një mesazh plot dashuri:

“Gëzuar ditëlindjen binjaku im më i mirë. Të dua shumë”.

View this post on Instagram

A post shared by DUA LIPA (@dualipa)

Fotot kanë tërhequr menjëherë vëmendjen e fansave, të cilët kanë reaguar me komente dhe urime të shumta, duke vlerësuar marrëdhënien e afërt mes këngëtares dhe babait të saj.

Dua Lipa shpesh ndan me ndjekësit momente nga jeta e saj private, duke treguar një anë më personale përtej karrierës së suksesshme në muzikën ndërkombëtare.

Ndërkohë, edhe Dukagjin Lipa është një emër i njohur në industrinë muzikore, duke qenë i përfshirë prej vitesh në projekte dhe organizime artistike.