Këngëtarja e famshme me origjinë shqiptare, Dua Lipa, u fotografua me bikini të vogla në një pishinë hoteli në Rio de Janeiro të Brazilit.
Ylli i muzikës mori një pushim të vogël nga angazhimet e saj muzikore dhe detyrat profesionale, teksa u fotografua nga paparacët, duke shijuar rrezet e diellit.
E veshur me rroba banje jeshile dhe të zeza, ajo u shfaq shumë joshëse.
Artistja është aktualisht në turneun e saj “Radical Optimism” në Brazil, por vendosi të kalojë disa ditë pushim përpara se të vazhdojë për në ndalesat dhe performancat e saj të radhës: Peru, Kolumbi dhe Meksikë.







