Aktorja e famshme, Megan Fox, ka bërë një rikthim të bujshëm në “Instagram”, duke u shfaqur me një stil provokues dhe gotik, ndërsa ish-i fejuari i saj, Machine Gun Kelly, nuk vonoi të reagojë me një koment mjaft flirtues.
39-vjeçarja, e njohur për rolin e saj në filmin “Jennifer’s Body”, publikoi një set fotografish ku shfaqet e veshur me një crop top të zi, të brendshme minimale dhe çorape të gjata, të lidhura me rripa dekorativë. Pamjen e kompletoi me taka të larta platformë dhe detaje të forta gotike.
Në “Instastory”, Megan shkroi: “Jam gjallë, sapo publikova foto të reja.” Ndërsa në përshkrimin e postimit ajo shtoi: “Çdo gjë është më e bukur, sepse jemi të dënuar.”
Ky postim shënon rikthimin e saj në rrjetet sociale pas një pauze, të cilën e kishte marrë pasi solli në jetë fëmijën e saj të katërt, vajzën Saga Blade Fox-Baker, e lindur në mars të vitit 2025. Aktualisht, në profilin e saj në “Instagram”, ky është i vetmi postim i publikuar pas rikthimit.
Postimi u prit me entuziazëm të madh nga fansat, duke grumbulluar gati një milion pëlqime brenda dy orëve të para. Megan Fox ka rreth 20 milionë ndjekës në “Instagram”.
Reagimi më i komentuar erdhi nga ish-partneri i saj, Machine Gun Kelly, i cili la poshtë fotos një koment me tone të qarta flirtuese: “Jam shumë i kënaqur që e kam numrin tënd të telefonit.”
Vetëm pak minuta më vonë, këngëtari publikoi edhe një foto të tijën në “Instagram”, ku shfaqej pa bluzë – një postim që shumë ndjekës e interpretuan si një përgjigje të drejtpërdrejtë ndaj paraqitjes së Megan.
Sipas burimeve të cituara nga “People”, Megan Fox dhe Machine Gun Kelly nuk janë më në një lidhje romantike dhe janë të fokusuar vetëm te bashkë-prindërimi i vajzës së tyre.
Një burim pranë çiftit ka deklaruar se marrëdhënia e tyre aktuale është e përqendruar te kujdesi për fëmijën dhe te familja, ndërsa prioriteti kryesor i aktores është stabiliteti dhe jeta e saj personale.






