Pak orë më parë, Elton Ilirjani zbuloi përmes një video në rrjetet sociale se ditën e sotme do të ndodhte takimi i shumëpritur i Parashqevi Simakut me djalin e saj, Luke.

Dëshira e këngëtares së mirënjohur më në fund është realizuar.

Biznesmeni i njohur ka postuar foto dhe video në “Instastory”, ku shfaqen Parashqevi së bashku me të birin.
Në një video Simaku falenderon Eltonin dhe ish-bashkëshortin e saj që bënë të mundur këtë takim.

Nga ana tjetër, Ilirjani pyet djalin e Parashqevisë se si ndihet dhe ai përgjigjet “mirë”. Ndërsa pyetjes “a e don mamin?”, Luke përgjigjet: “Po”.