Anëtari i grupit të njohur ‘Migos’, Takeoff, ka ndërruar jetë në moshën 28 ​- vjeçare. TMZ shkruan se reperi u qëllua dhe u vra në një rrugicë në Teksas herët në mëngjes të martën gjatë një loje me zare.

Në orën 2:40 të mëngjesit, policët thuhet se morën një telefonatë për një njeri që u qëllua në 810 Billiards & Bowling Houston pas një sherri. Departamenti i Policisë së Houston raporton se personi në fjalë u shpall i vdekur menjëherë.

Toger Salazar pretendoi se 40 deri në 50 persona ishin në sallën e lojrave kur ndodhën të shtënat, duke shpjeguar se dy viktima të tjerë u dërguan me automjete private në spitalet aty pranë.

Pamjet e marra nga TMZ duket se tregojnë reperin me producentin e diskografisë që përpiqet të lëvizë nipin e tij përpara se ta ulte dhe të bërtasë për ndihmë.

Quavo dhe Takeoff  krijuan ‘Migos’ në 2008 së bashku me Offset, i cili është kushëriri i Quavo. Partneri i Cardi B, nuk ishte i pranishëm në vendngjarje.

Fansat e grupit rep të nominuar për Grammy kanë shprehur në ‘Twitter’ dhimbjen e tyre për vdekjen e supozuar të Takeoff.

“Nuk mund të imagjinoj Migos pa Takeoff dhe Quavo së bashku,” shkroi një përdorues i mediave sociale. Një tjetër shtoi : “RIP. Gjithçka që bëri ishte të krijontë hite. Kjo nuk është aspak e drejtë njeri”.