Demi Lovato dukej thjesht mahnitëse, ndërsa shijoi një takim romantik me bashkëshortin, Jutes, në një festë Krishtlindjesh në Hollywood, të dielën.

Këngëtarja e famshme u shfaq shumë elegante me një fustan të kuq me xixa, i cili kishte një dekolte mjaft të hapur dhe një korse transparente. E jo vetëm kaq, pasi me këtë veshje, 33-vjeçarja tregoi se kishte humbur 23 kilogramë.

Veshja tërheqëse e Demit i përshtatej çdo centimetër të trupit të saj të hollë, ajo e kompletoi pamjen me taka prej plexigoni dhe një çantë elegante.

Nga ana tjetër, 34-vjeçari Jutes, emri i vërtetë Jordan Lutes, u shfaq me një kostum të zi elegant që e kompleto me një këmishë dhe kravatë.

Kujtojmë se Lovato dhe Lutes u martuan në maj të këtij viti në një ceremoni luksoze. Këngëtarja e famshme veshi dy fustane të Vivienne Westwood.

Ndërkohë Demi Lovato ende nuk ka zbuluar nëse ka përdorur Ozempic për t’u dobësuar, por thuhet se ajo ka rënë nga 81 kg në 75 kilogramë, këtë vit.

Demi ende nuk ka zbuluar nëse e përdori Ozempic për t’u dobësuar; thuhet se ajo ka rënë nga 81 kg në 75 kg këtë vit.