Princesha e Uellsit, Kate Middleton, është shfaqur më në formë se kurrë më parë në një ngjarje tepër të rëndësishme në të cilën mori pjesë së fundmi, pas betejës së saj me kancerin.

Ajo shkëlqente përkrah bashkëshortit të saj, Princit William, me një fustan të zi elegant.

Kjo është ndër paraqitjet e saj të para publike pas trajtimit të kancerit.

Të pranishëm në ngjarje ishin gjithashtu Duka dhe Dukesha e Edinburgut, si dhe Princesha Anne. Prania e këtyre anëtarëve të nderuar të familjes mbretërore theksoi vërtet rëndësinë e ngjarjes.