Ish-banorja e “Big Brother VIP 2”, Jori Delli, ka zbuluar përmes një postimi në “Instagram” se partneri i saj, Fred De Palma, i ka propozuar për martesë.

Modelja e njohur ka ndarë me 554 mijë ndjekësit e saj disa fotografi nga ky moment i veçantë për të. Albumin fotografik e ka hapur me një foto ku ajo shfaqet me këngëtarin italian, teksa ky i fundit e puth në ballë.

Në një tjetër imazh, Jori ka treguar edhe unazën që Fred De Palma i ka propozuar. Si dhe ka zbuluar ambientin e veçantë që reperi ka zgjedhur që t’i propozojë.

“Përgjithmonë”, ka shkruar Jori bashkëngjitur me fotot që menjëherë morën mijëra pëlqime dhe sigurisht urime të shumta.

Megjithëse lajmi është bërë publik vetëm sot, një shikim i thjeshtë në rrjetet sociale sugjeron se propozimi mund të ketë ndodhur pak ditë më parë, gjatë pushimeve të çiftit në Maldive. Aty ata duket se kanë shijuar momente të qeta dhe intime larg syrit të mediave, duke zgjedhur momentin perfekt për ta bërë publike fejesën pas rikthimit.

Ky hap i ri konfirmon lidhjen e fortë mes dyshes, që ka fituar simpatinë e publikut jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Itali.