Kylie Jenner bëri një paraqitje joshëse, duke pozuar pa asnjë rrobë veshur, ndërsa kishte vetëm taka të larta.

Ajo shfaqet veshur me taka të larta ngjyrë argjendi, flokë të gjatë të errët dhe një tatuazh të vogël në krah.

Biznesmenia 29-vjeçare prezantoi një bashkëpunim të ri me kompaninë e saj të veshjeve të premten, më 14 gusht, duke qenë protagoniste në fushatë, e veshur vetëm me një palë sandalenga koleksioni.

Jenner njoftoi bashkëpunimin e markës së saj të modës Khy me markën e këpucëve Gia Borghini. Jenner ndau foto nga fushata në llogarinë e saj personale në Instagram, në të cilat shfaqej pa rroba, ndërsa flokët e saj të gjatë të zinj i binin poshtë shpinës dhe mbulonin një pjesë të trupit të saj.

29-vjeçarja me flokë të gjatë të zinj që i mbulojnë bustin, e ulur me gjunjë të përkulur dhe e veshur me sandale të zeza me tanga.

“Kam veshur Gia Borghini për vite me radhë, kështu që ky bashkëpunim më dukej si zgjedhja e duhur. Më dhanë mundësinë të krijoja këpucët e ëndrrave të mia për Khy. Ato janë të punuara me dorë në Itali”, shkroi ajo në mbishkrimin e postimit dhe shtoi për këpucët:

“Ripërpunova çdo detaj vazhdimisht, derisa ato ishin pikërisht ashtu siç i doja dhe dukeshin plotësisht natyrale dhe të thjeshta”.