Këngëtarja dhe aktorja e famshme, Jennifer Lopez, dukej e mrekullueshme në fotot e realizuara në dasmën e një miliarderi indian të teknologjisë, ku 56-vjeçarja performoi.

“Daily Mail” shkruan se ylli i muzikës rrezikoi që të ‘vidhte’ shfaqjen me një sari të mbuluar me kristale dhe një gjerdan smeraldi 168 karatësh.

Bizhuteria mahnitëse u krijua nga stilisti indian, Manish Malhotra, dhe përfshinte gjithashtu vathë të varur dhe një tikka tradicionale për flokët e saj.

Gjerdani, i quajtur Gjerdani Maharani, u punua për mbi 1,800 orë.

Duke pozuar në një ballkon me fustanin rozë të zbehtë, Jennifer u shfaq për kamerën në fotot marramendëse nga ceremonia luksoze.

Flokët e këngëtares së famshme ishin të mbledhura prapa në një stil elegant gjysmë lart, gjysmë poshtë dhe tiparet e saj të bukura ishin theksuar me grim joshës.

Pasi mbaroi eventi, stilistja e saj, Mariel Haenn, ndau disa foto zyrtare të njërës prej veshjeve të saj. Veshja tradicionale u dizenjua gjithashtu nga Manish dhe ishte pa rripa, ndërsa ishte e mbuluar me një rrjetë kristali.

Kompleksi përfshinte gjithashtu një shall të tejdukshëm dhe të zbukuruar, i cili ishte varur rreth shpatullave të saj.

Ndërkohë Jennifer Lopez u pagua 2 milionë paund për të performuar në dasmë.