Djali i Angelina Jolie dhe Brad Pitt, Pax Jolie-Pitt, bëri një shfaqje të rrallë në publik gjatë Festivalit të Filmit Sundance në Utah. Në fotot që u realizuan në këtë event, u pa qartë se djali i ikonave të Hollywood-it ende ka shenja në fytyrë pas përplasjes me biçikletën e tij elektrike në një makinë në korrik të vitit 2024.
Në ballin e tij dhe poshtë vetullës viheshin re ende shenja të kuqe.
22-vjeçari, i njohur si një “nepo kid”, kishte veshur një këmishë me kuadrate kuqezi mbi një bluzë të zezë, si dhe mbante një varëse argjendi me formë alieni lodër, ndërsa pozonte me bashkë-regjisorët Fernando Ferro dhe Garrett Patten në një panel për filmin e tyre Self Custody, ku interpretojnë Adrian Grenier dhe luftëtari i UFC-së, Henry Cejudo.
Pax nuk ka punuar në këtë film, por sipas TMZ, ai është i interesuar të bashkëpunojë me Ferro dhe Patten në të ardhmen. Ai ka shërbyer më parë si asistent në filmin e nënës së tij Maria, si dhe ka qenë fotograf në xhirime për projektin e saj “First They Killed My Father”.


