Futbollisti i njohur, Granit Xhaka, ka ndarë me ndjekësit një nga momentet më emocionuese pas kualifikimit të Zvicrës në çerekfinalet e Botërorit 2026.

Kapiteni shqiptar i Zvicrës publikoi në “Instagram” disa foto krah bashkëshortes dhe babait të tij, pas sfidës dramatike ndaj Kolumbisë, ku helvetët triumfuan pas goditjeve të penalltive.

“Sytë tregojnë historinë…”, ka shkruar Xhaka krahas postimit, një mesazh i shkurtër por shumë domethënës, që tregon qartë peshën emocionale të këtij momenti për të dhe familjen e tij.

View this post on Instagram

A post shared by Granit Xhaka (@granitxhaka)

Pas një ndeshjeje të luftuar deri në fund, Zvicra arriti të sigurojë një fitore të madhe dhe të vazhdojë ëndrrën në Botëror. Për Xhakën, ky sukses duket se kishte një shije edhe më të veçantë, pasi u përjetua jo vetëm si kapiten në fushë, por edhe si djalë, bashkëshort dhe njeri i rrethuar nga njerëzit më të dashur.

Tashmë, përpara Zvicrës vjen një tjetër provë e madhe: përballja me Argjentinën. Një sfidë tejet e vështirë, por me moralin e lartë dhe me Xhakën në krye, zviceranët do të kërkojnë të vazhdojnë surprizën e tyre në këtë Botëror.