Ylli televiziv, Kim Kardashian, ka tërhequr vëmendjen teksa festoi 45 vjetorin e saj në një mbrëmje luksoze në Londër. Influencuesja dhe biznesmenja mori pjesë në një festë private të organizuar nga miku i saj i ngushtë, artisti dhe fotografi Mert Alas

E pavarësisht shiut londinez, ylli amerikan veshi dy veshje tepër zbuluese – njërën kur mbërriti dhe një tjetër kur u largua.

Në festën ku morën pjesë emra të njohur si Kate Moss, John Galliano, FKA Twigs dhe Kris Jenner, Kim shkëlqeu dhe ktheu gjithë sytë nga vetja.

Ndërkohë kujtojmë se thashethemet për një lidhje të mundshme mes saj dhe Mert Alas janë rikthyer, pasi dyshja janë parë shpesh bashkë muajt e fundit.

Aktorja dhe sipërmarrësja amerikane, e cila më parë ka qenë e martuar me reperin Kanye West, aktualisht po përqendrohet në projektet e saj të modës dhe jetën familjare me katër fëmijët e saj.