Stilistja e njohur, Bianca Censori, ka tërhequr vëmendjen me paraqitjen e saj serioze në gjykatën e Los Angeles. Ajo ishte e pranishmen gjatë seancës gjyqësore që lidhet me një padi civile kundër bashkëshortit të saj, Kanye West.

Censori u shfaq ndryshe krahasuar me daljet e saj të zakonshme publike ku shihet mjaft eksravagante. Bianca kishte zgjedhur një fustan të thjeshtë dhe flokët i kishte mbledhur topuz, duke tërhequr vëmendjen e mediave për stilin e saj më të rezervuar.

Përveç fotografive jashtë sallës së gjyqit, një skicë e realizuar brenda sallës tregonte Censorin të ulur gjatë seancës dëgjimore. Ilustrimi u krijua nga artistja e skicave gjyqësore, Mona Shaffer Edwards, ku ajo paraqitet serioze dhe e përqendruar gjatë procesit.

Mediat e huaja shkruajnë se seanca lidhet me një padi civile të ngritur nga Tony Saxon kundër Kanye West. Saxon pretendon se është punësuar nga reperi në vitin 2021 si menaxher projekti për rinovimin e rezidencës së tij në Malibu.

Sipas padisë, West dyshohet se nuk i ka paguar pagat, ka krijuar kushte të pasigurta pune dhe më pas e ka pushuar nga puna në mënyrë të paligjshme. Në dokumentet e gjykatës thuhet gjithashtu se Saxon ka punuar deri në 16 orë në ditë gjatë rinovimit të shtëpisë, të cilën reperi e kishte blerë për rreth 57 milionë dollarë.

Padia përmend edhe pretendimin e Saxon se ai e kishte paralajmëruar West për rrezikun e vendosjes së gjeneratorëve të mëdhenj brenda shtëpisë. Sipas tij, reperi i ishte përgjigjur:

“Nëse nuk bën atë që them, nuk do të punosh për mua, nuk do të jem më miku yt dhe do të më shohësh vetëm në TV”.

Nga ana tjetër, Kanye West i ka mohuar të gjitha akuzat dhe ka kërkuar që padia të rrëzohet.