Partnerja e Leonardo DiCaprio-s, Vittoria Ceretti, ka treguar së fundmi një moment të papritur që i ndodhi gjatë dasmës luksoze të Jeff Bezos dhe Lauren Sanchez, në Venecia.
Modelja e njohur italiane kishte zgjedhur një fustan vintage nga “Dolce & Gabbana” për mbrëmjen festive të së shtunës, por lëvizjet e shumta në pistën e vallëzimit rezultuan sfiduese për veshjen.
Përmes postimeve në “Instastory”, 27-vjeçarja tregoi dy fotografi në stilin ‘si filloi vs. si po shkon’. Ajo tregonte se një grisje e vogël ishte shndërruar në një çarje të dukshme në fundin e fustanit.
Sipas “Page Six”, festa përmbyllëse e fundjavës martesore ishte një spektakël i vërtetë i yjeve, me të ftuar nga bota e artit, modës dhe biznesit.
Në pistën e vallëzimit u panë fytyra të njohura si Kris Jenner, Oprah Winfrey, Gayle King, Mick Jagger dhe Sydney Sweeney.
Ndër më aktivët e mbrëmjes ishin Kris Jenner me partnerin Corey Gamble, stilisti legjendar Tommy Hilfiger me bashkëshorten Dee Ocleppo, si dhe Jessica Seinfeld, bashkëshortja e komedianit Jerry Seinfeld.
Atmosfera elektrizuese u përforcua edhe nga Usher, miku i afërt i çiftit Bezos-Sanchez, i cili performoi një miks të hiteve të tij më të famshme. Sipas një burimi:
Usher zbriti nga skena dhe u bashkua në kërcim në mes të të ftuarve, duke ndezur më tej mbrëmjen.