Futbollisti i famshëm, Cristiano Ronaldo, dhe familja e tij po i kalojnë pushimet e fundvitit në Lapland të Finladës, vendi i cili njihet si shtëpia zyrtare e Santa Claus.

Ronaldo dhe partnerja e tij, Georgina Rodriguez, kanë ndarë me ndjekësit e tyre në rrjetet sociale, momente nga ky udhëtim.

Mediat e huaja shkruajnë se ata kishin prenotuar një vilë, ndërsa jashtë vendi ishte i pushtuar nga dëbora.

Të gjithë, përfshirë Ronaldon, Georgina-n, ishin veshur njësoj me pizhame për natën e Krishtlindjes.

Për vizitë u erdhi edhe babagjyshi i festave, që u dhuroi fëmijëve të tyre dhurata.

“Pjesa më e rëndësishme e Krishtlindjes”, shkroi Ronaldo në postimin e tij.

Më pas ata shijuan dritat magjike të aurora borealis.

Lapland njihet si shtëpia “zyrtare” e Santa Claus. Qyteti i Rovaniemit shpesh konsiderohet si fshati i Santa Claus, duke tërhequr turistë nga e gjithë bota, veçanërisht gjatë sezonit të Krishtlindjeve.