Një moment plot emocione është shënuar në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania”, ku DJ Gimbo dhe Selin Bollati kanë kurorëzuar dashurinë e tyre me martesë.
Çifti i tha “Po” njëri-tjetrit në një ceremoni të veçantë të organizuar brenda shtëpisë, ndërsa celebrimi u realizua nga banori Mateo Borri.
Edhe pse ceremonia u tentua të prishej nga Rogert Sterkaj me akuza dhe ndërhyrje, dyshja vendosi ta injorojë situatën dhe të vazhdojë momentin e tyre të rëndësishëm.
Pas betimeve, Gimbo dhe Selin shkëmbyen edhe puthje në buzë, duke krijuar një atmosferë romantike dhe festive mes banorëve.
Selin i dedikoi partnerit një letër të ndjerë, ku i premtoi një jetë të lumtur së bashku. Ndërsa ajo lexonte fjalët e saj, Gimbo u përlot dhe nuk e fshehu emocionin.
Pas ceremonisë, festa vazhdoi me muzikë dhe vallëzim, ndërsa atmosferën e ndezi këngëtarja e ftuar Artjola Toska.





