Tapeti i kuq i 98 i Academy Awards u mbsush me elegancë, stil dhe momente që tërheqin vëmendjen e gjithë botës së modës dhe kinemasë.

Para fillimit të ceremonisë madhështore në Dolby Theatre në Los Angeles, aktorët, regjisorët dhe të ftuarit e njohur kanë parakaluar në tapetin e kuq me veshje spektakolare nga shtëpitë më të mëdha të modës.

Nga fustanet glamuroze deri te kostumet klasike të stilizuara në mënyrë moderne, këto janë disa nga paraqitjet më të spikatura të yjeve deri në këtë moment të mbrëmjes së madhe të Oscars.