Raporti mes Eglit dhe Gjestit në “Big Brother VIP 4” duket se po merr një kthesë pozitive, pas një periudhe të mbushur me tensione dhe mosmarrëveshje.

Çifti është parë së fundmi më i afërt dhe më i harmonizuar se kurrë më parë, duke sjellë emocione të forta te ndjekësit e formatit.

Mbrëmjen e kaluar, një moment i papritur por mjaft i ëmbël i Gjestit bëri xhiron e rrjetit. Ai iu afrua Eglit në shtrat dhe me një ton të butë, e pyeti nëse mund të flinte pranë saj.

Ky veprim u interpretua gjerësisht si një shenjë e qartë e dëshirës së tij për t’u rilidhur me të. Ndjenjat e buta mes tyre nuk përfunduan aty. Mëngjesin e sotëm, të dy e nisën ditën me puthje dhe përqafime, duke dhënë sinjale të forta pajtimi.

Në një moment të qetë dhe plot afeksion, Gjesti u mbështet pas Eglit, ndërsa të dy dukeshin të përqendruar vetëm në njëri-tjetrin.

Ky ndryshim në raportin e tyre vjen pas rikthimit të Eglit në shtëpi, pasi kishte lënë përkohësisht formatin.

Fillimisht, ajo vendosi distancë me Gjestin dhe shpesh mes tyre pati përplasje verbale. Në shumë raste, Gjesti kishte deklaruar se nuk kishte ndjenja për të, por thjesht i pëlqente shoqëria e saj.

Megjithatë, zhvillimet e fundit sugjerojnë një afrimitet të ripërtërirë, duke lënë të hapur mundësinë për një kapitull të ri në marrëdhënien e tyre.

Tani mbetet për t’u parë nëse kjo lidhje do të forcohet apo do të përballet me sfida të reja brenda shtëpisë më të ndjekur në vend.