Tepihët e kuq të industrisë së muzikës, sipas CNN-it, janë zakonisht më të guximshme, më të ndritshme dhe më eksperimentale sesa ato të Hollywoodit. Dhe nuk ka skenë më të madhe se ajo e “Grammy Awards”, ceremonia që ka hyrë në histori me xhaketën ushtarake të zbukuruar me kristale të ikonës Michael Jackson, kapelën gjigante të këngëtarit Pharrell Williamsit dhe fustanin e gjelbër që njihet si “jungle dres” nga brendi “Versace” me dekolte të thellë që e pati të veshur këngëtarja Jennifer Lopez gjatë viteve 2000.
Edhe këtë vit, yjet sollën dramë të vërtetë mode, duke mbërritur në arenën Crypto.com në Los Angeles mes puplave, rrudhave dekorative dhe siluetave voluminoze.
Ndër paraqitjet më të përfolura ishte ajo e këngëtares Rosé nga grupi muzikor Blackpink, e cila veshi një minifustan të zi nga brendi i njohur “Giambattista Valli”, si dhe këngëtarja Lady Gaga, e cila u shfaq si një “mjellmë e zezë” me një fustan të mbuluar me pupla nga brendi francez “Matières Fécales”.














