Tiffany Trump dhe burri i saj miliarder, Michael Boulos, shkëlqenin teksa u ngjitën në skenë për kërcimin e tyre të parë si burrë e grua. Çifti i dha fund beqarisë të shtunën, duke e kurorëzuar dashurinë në martesë.
Vajza e ish-presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, u shfaq shumë e lumtur krah partnerit, në dasmën e tyre madhështore.
Pas ceremonisë spektakolare, 29-vjeçarja ndryshoi fustanin e saj të mrekullueshëm dhe veshi një fustan tjetër të bardhë, të cilin e shoqëronte me një gjerdan diamanti. Nga ana tjetër, bashkëshorti i Tiffany-së mbante veshur një kostum shumë elegant të zi.
Videot e publikuara në mediat e huaja tregojnë Michael duke rrotulluar gruan e tij, përpara se ta mbante atë në një përqafim të dashur, ndërsa të ftuarit brohorisnin.
Menjëherë më pas, të gjithë iu bashkuan Tiffany-t dhe Michael-it në pistën e vallëzimit – përfshirë babanë e nuses, Trump, duke shijuar një kërcim të ngadaltë dhe intim me gruan e tij, Melania.
Teksa kërcenin nën ritmin e këngës “Strangers in the Night”, nga Frank Sinatra, ish-presidenti amerikan mund të shihet duke i pëshpëritur diçka në vesh gruas së tij dhe më pas i jep një puthje në faqe.
Ashtu si të gjithë të ftuarit meshkuj, ish-presidenti Trump kishte veshur një smoking dhe papion të zi, me Melania dukej shumë elegante në një fustan ngjyrë pjeshke.