E ftuar në emisionin “Pardon My French” ka qenë moderatorja dhe modelja e njohur Françeska Rustem. Ajo ka folur pa dorashka për eksperiencën e saj në televizion, duke ndarë detaje si nga roli i anëtares së jurisë në “She’s on Top”, ashtu edhe nga moderimi i emisioneve “Top Arena” dhe “Procesi Sportiv” në Top Channel.
Teksa po diskutonin për nisjen e Botërorit dhe emisionin “Top Arena”, Jonida e pyeti Françeskën për raportin mes Mateos dhe Brikenës, pas spekulimeve të fundit për një krizë apo ndarje të mundshme mes tyre. Moderatorja u përgjigj shkurt, duke theksuar se atmosfera në punë mbetet mjaft profesionale.
Në fillim, Niko Komani e pyeti se si është të punosh me Mateon, duke qenë se ata njihen prej kohësh dhe kanë një raport të afërt miqësor.
Deri tani te “She’s on Top” shumë mirë. Ndoshta e shoh pak më të ngurtë, ndoshta prej faktit që tani ka një rrjetë të gjatë me fansa që e ndjekin dhe e shikojnë, ndoshta dhe e gjykojnë për fjalët që ai nxjerr. Normalisht që është pak më i tërhequr për gjërat që thotë dhe që shpreh. Kur fiken kamerat, Mateo është shumë ‘funny’ dhe unë e dua shumë për njeriun që është.
Më pas, modelja u vendos përballë një zgjedhjeje mes Mateos dhe Brikenës, duke u pyetur se kë do të preferonte si anëtar jurie të përhershëm në “She’s On Top”, bazuar në eksperiencat e tyre profesionale.
Do të më pëlqente pse jo që edhe Brikena të ishte anëtare e jurisë, por prapë Brikenën nuk është se e njoh aq shumë për të ditur mënyrën se si mendon apo si do të reagonte në çështje të ndryshme, por prapë mendoj që është shumë sweet dhe nuk na duhet ajo.
Unë do të jap një përgjigjje shumë profesionale për të vetmin fakt sepse Mateo ka qenë në një agjensi modelingu prej shumë vitesh, ka bërë photoshooting të ndryshëm, është marrë me modeling dhe ia ka haberin kur i thonë pak më shumë.
Brikena nga ana tjetër ka qenë vetëm te Miss Grand-i ka përjetuar atë eksperiencën e saj në Tajlandë, nuk e di ku ka qenë atë vit. Dhe kaq, nuk është se ka pasur një eksperiencë apo një karrierë më të gjatë në modeling për të dhënë një kritikë apo për të dhënë një mendim të sajin sidomos në çështjen e modelingut që gjërat në fakt mund të duken shumë të thjeshta por ti duhet t’i sqarosh dhe t’i kritikosh apo dhe duhet t’i duartrokasësh me shumë detaje. Kështu që mendoj se Mateo ka qenë zgjedhja më e mirë. Gjithmonë nga ana profesionale.
