Të ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin “Big Brother Radio” në Top Albania Radio me Atalanta Kërçyku kanë qenë balerinët Luxhino Hala dhe Frenki Ziaj për të bërë një analizë të lojës së banorëve dhe për të dhënë mendimin e tyre për videot më të spikatura gjatë 24 orëve të fundit në shtëpinë e BBV.
Në lidhje me nominimin kokë më kokë të Xumit dhe Eglit, Frenki u shpreh:
Mendoj se është shumë e guximshme nga ana e Eglit. Mendoj se mund ta fitojë betejën Egli në këtë nominim, duke qenë se ka bërë shumë debate këtë javë. Thuajse ka qenë vetëm ajo në qendër të vëmendjes dhe e ka kërkuar vëmendjen me ngulm. Ndoshta disa debate më janë dukur të krijuara kot nga ana e saj. Ka diçka tek ajo femër që mua nuk më ngjit shumë. Më duket e fshehtë. Pak shfrytëzuese. Do të fitojë. Nominimi më pëlqeu. Ishte i guximshëm.
Në shtëpinë e “Big Brother VIP 4” mbërriti një zarf i papritur pas kërij nominimi, i cili sjell një njoftim për banorët: do të mbahej një konferencë për shtyp për dy të nominuarit e kësaj jave, Xumin dhe Eglin. Zarfi u hap nga Aldo dhe i dha mundësinë dyshes së nominuar të përgjigjej pyetjeve të shumta të banorëve të tjerë. Përgjigjet ishin të shumta, por ajo që ka tërhequr vëmendjen më shumë ka qenë një deklaratë e Klajdit. Ai tha se pavarësisht që Xumi kishte fituar simpatinë e tij, ishte e pamundur të mos binte në dashuri me një femër kaq të bukur dhe me personalitet kaq të jashtëzakonshëm si Egli. Në lidhje me këtë, Luixhino komentoi si më poshtë:
Kur doli edhe Klajdi që tha ‘jam i dashuruar’ u bë Egli si Helena Trojës. Po këtyre njerëzve u ka ardhur muaji dhe kanë nevojë për seks dhe u duket Egli si Helena Trojës. Sikur është e vetmja femër aty. Luftra të mëdha për Helenën./TAR



