Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në familjen e Wanda Narës. Modelja dhe menaxherja argjentinase ka bërë të ditur përmes postimeve në rrjetet sociale se shtëpia e saj në Milani është grabitur nga tre persona. Në ato momente, fëmijët dhe nëna e saj ndodheshin brenda.
Sipas reagimit të publikuar në “Instagram”, Wanda shpjegoi se ajo ndodhej duke punuar për një markë gjatë finales së një eventi, kur mori telefonatën alarmuese nga nëna e saj.
“Ndërsa isha duke punuar për një markë gjatë finales, tre persona hynë për të vjedhur në shtëpinë time në Milano. Fëmijët e mi janë mirë, pavarësisht frikës së madhe. U largova menjëherë pasi më lajmëroi nëna ime, e cila ishte me ta”, rrëfen modelja e njohur.
Menaxherja argjentinase falënderoi menjëherë policinë italiane për reagimin e shpejtë, duke bërë të ditur se efektivët ndodheshin në banesë për të garantuar sigurinë e familjes.

Megjithatë, modelja e ka lënë pas këtë moment të vështirë, duke iu rikthyer postimeve “hot”. Ajo ka ndarë më pas një selfie “topless” nga shtëpia e saj në Milano…



