Edhe pse kanë kaluar gjashtë muaj që kur u bë e ditur se Princesha e Uellsit, Kate Middleton, kishte kaluar fazën më të vështirë të luftës me kancerin dhe gjendja e saj ishte përmirësuar, duket se dalja e saj e fundit publike në Wimbledon ka shkaktuar shqetësime te fansat.    

E shoqëruar nga Princi William dhe tre fëmijët e tyre, 43-vjeçarja u shfaq me buzëqeshje, por pamja e saj tepër e dobët nuk kaloi pa u vënë re.  

Burime pranë familjes mbretërore thonë se Kate po vazhdon rikuperimin, por ende është e lodhur dhe tepër e brishtë fizikisht.   

“Ajo është shumë e dobët. Njerëzit po shqetësohen sepse kjo mund të jetë pasojë e trajtimit që ka kaluar, ose më keq, një shenjë që sëmundja mund të jetë kthyer”, u shpreh një burim për mediat.   

Sipas raportimeve, Princesha e Uellsit ka humbur shumë peshë, thuhet rreth 42 kilogramë dhe ka vështirësi me ushqimin pas kimioterapisë.   

“Ka kaluar shumë dhe dëshiron të rikthehet në detyrat mbretërore, por është e qartë që nuk ndihet mirë”, vijon burimi.  

Derisa të ketë një deklaratë zyrtare nga pallati mbretëror, publiku vijon të lutet dhe të shpresojë për shëndetin e plotë të Kate Middleton.