Vajzat e emisionit “She’s On Air” në Top Albania Radio, Ina Pashollari dhe Enxhi Ruzhdia kanë qenë në Panairin e Librit të mbajtur në Pallatin e Kongreseve si çdo vit. Ato kanë bërë disa intervista ekskluzive me autorë dhe personazhe të njohur në vendin tonë, të cilët kanë zbuluar detaje në lidhje me librat e tyre që kanë sjellë për lexuesit.

Heidi Baci, ish-finalistja e edicionit të tretë të “Big Brother VIP” së fundmi ka sjellë librin e saj me poezi “Liminal”. Sa i përket eksperiencës së saj në panair këtë vit u shpreh:

Është një eksperiencë ndryshe, jam shumë e lumtur. Kam shumë sodisfaksione sepse jam në kontakt me njërzit live. Mund t’i takoj, t’i përqafoj dhe të kënaqem me vlerësimin e tyre dhe shkëmbejmë ide.  

Për kë mendon Heidi kur shkruan? Çfarë është ajo që e frymëzon për të shkruar?

Eventet e jetës dhe realiteti. Sepse përtej faktit që unë mund t’i kamufloj me elemente natyre. Gjithmonë janë të bazuara në gjëra që kanë ndodhur ose evente reale të jetës sime, ose çfarë shoh. 

A po punon Heidi aktualisht për një libër tjetër?

Po. Unë poezinë nuk do ta lë e kam thënë, por që mund të jetë një romancë si gjithmonë me fantazi por ndryshe.