Këngëtarja e famshme, Madonna, bëri një tjetër paraqitje provokuese në rrjetet sociale. Së fundmi, artistja ka publikuar në profilin e saj në “Instagram” disa fotografi që kanë marrë menjëherë vëmendjen e ndjekësve të saj.

Ylli 66-vjeçar i muzikës pop nuk ngurron të bëjë paraqitje seksi, pavarësisht kritikave që merr. Në fotot e reja që publikoi, Madonna pozon me një korse të zezë, brekë dhe çizme të larta të zeza, ndërsa e kompletoi pamjen e saj me një pelerinë të zezë.

View this post on Instagram

A post shared by Madonna (@madonna)

Në disa nga fotot që ka postuar, këngëtarja shihet duke ecur në një park, ndërsa më vonë, pozon në një stol. Në mbishkrimin që shoqëron publikimin e saj, Madonna shkroi:

“Ftesë për të qenë e keqe…..”.