Egli Tako është rikthyer mbrëmë në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP 4”. Me shumicë votash, publiku vendosi që ajo të rifillojë garën për çmimin e madh.
Ishte kërkesa e Eglit të vazhdonte garën për çmimin e madh, me qëllim siç tha, të vërë në vend dinjitetin e vetë. Kështu ajo u rifut në shtëpi, një javë pasi doli, për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore dhe psikologjike.
Lidhur me rikthimin e Eglit, Krisa, ish-banorja e “Big Brother VIP 4”, postoi një foto ku shkruante:
“Fuqishëm tani dritë”.
Të shumtë kanë qenë personazhe të njohur të ekranit apo ish-banorë të BBV që kanë reaguar për rikthimin e Eglit në shtëpinë e reality show-t.




