Një histori e jashtëzakonshme është regjistruar në Ligue 1 franceze, aty ku talenti 16-vjeçar Mziyan Soares ka bërë debutimin e tij me Lens në mënyrën më spektakolare të mundshme.

Adoleshenti u fut në fushë dhe arriti të shënojë golin e fitores vetëm 14 sekonda pas aktivizimit, duke tronditur jo vetëm stadiumin, por edhe garën në Francë. Goli i talentit portugez rezultoi vendimtar në disa fronte: ai mbajti Lens në garë për titullin kampion, i siguroi skuadrës kualifikimin në Champions League dhe në të njëjtën kohë vulosi rënien nga kategoria të FC Nantes.

Një debutim i rrallë, që tashmë po cilësohet si një nga momentet më dramatike dhe të pabesueshme të futbollit francez. Pas ndeshjes, ai festoi së bashku me tifozët, duke marrë duartrokitjet e merituara për debutimin e ëndrrave.