Dashuria e Erling Haaland për makinat luksoze duket se nuk njeh kufij. Super ylli i Manchester City është parë duke i dhënë një mjeti të ri prej 200 mijë paund, në fillim të kësaj jave.

Norvegjezi është fotografuar teksa largohej nga kampusi i kulbit, Etihad, me makinën tip “Ford Shelby f-150”. Ky mjet vjen me një motor V8 dhe është i aftë që të shkojë nga 0 deri në 60 mph në 3.4 sekonda.

Mjeti në fjalë i shtohet flotës së makinave që Halaand ka blerë që kur u transferua te Manchester City për Borussia Dortmund në vitin 2022.

Haaland ka blerë çuditërisht katër makina që kur nënshkroi kontratën e tij të fundit me Man City, në fillim të këtij viti.

Në janar, futbollisti i famshëm nënshkroi kontratën më fitimprurëse në historinë e Premier League, me një pagë totale prej gati 1 milion paund në javë gjatë nëntë viteve e gjysmë.

Muajin e shkuar, Haaland u pa duke u larguar nga stërvitja me një “Porsche 911 GT3” portokalli, me vlerë mbi 200,000 paund.

Më pas u raportua se futbollisti u bashkua me koleksionistin miliarder të makinave, Ole Ertvaag, për të blerë “Bugatti Tourbillion”, me vlerë të raportuar prej 4 milionë paund.