Futbollisti i njohur, Jeremy Doku, është bërë baba. Bashkëshortja e tij, Shireen, solli në jetë fëmijën e tyre të parë, një djalë të cilit i kanë vënë emrin Praise.
Ishte Federata Belge e Futbollit që e konfirmoi lajmin për ardhjen në jetë të djalit të Dokut, me futbollistin që udhëtoi drejt Londrës i shoqëruar edhe nga një mjek i kombëtares belge.

“Urime për Jeremy Doku dhe familjen e tij për lindjen e djalit të tyre të parë, Praise. Me lejen dhe në shoqërinë e një prej mjekëve të skuadrës, Doku udhëtoi drejt Londrës për të qenë pranë bashkëshortes në këtë rast special’, shkruante Federata Belge e Futbollit, duke shtuar: “Doku do të kthehet në dispozicion të kombëtares nesër mbrëma në Seattle teksa do të vijojë përgatitjet për ndeshjen me Zelandën e Re”.
Me këtë komunikatë, Federata Belge e Futbollit shoi përfundimisht polemikat që e rrethuan futbollistin në ditët e fundit për faktin që zgjodhi të lërë përkohësisht grumbullimin e skuadrës për të qenë i pranishëm në ardhjen në jetë të fëmijës së tij.



