Futbollisti i njohur shqiptar, Mërgim Berisha, dhe bashkëshortja e tij, Edona Berisha, po përjetojnë një moment të veçantë në jetën e tyre, pasi po presin fëmijën e tyre të parë.

Lajmin e bukur ata e ndanë me ndjekësit në rrjetet sociale, ku Edona publikoi një postim emocionues në Instagram, duke shpërndarë një fotografi të ëmbël dhe shprehur lumturinë e tyre me fjalët:
Dy zemra, një dashuri dhe së shpejti, një engjëll i vogël që të na shërojë

Postimi i çiftit mori menjëherë vëmendjen e ndjekësve, të cilët i uruan për këtë hap të rëndësishëm dhe të bukur në jetën e tyre familjare.
Mërgimi dhe Edona janë shpesh në qendër të mediave për shkak të disa deklaratave të bujshme që kanë rrethuar marrëdhënien e tyre. Kujtojmë që ish-e fejuara e futbollistit, Vesa Vllasaliu, kishte bërë akuza në të kaluarën, duke pretenduar se Edona, dikur shoqja e saj, i kishte “marrë burrin”.
Pas këtyre akuzave, Edona reagoi duke mohuar pretendimet dhe duke sqaruar se mes saj dhe Vesës nuk ka pasur kurrë një miqësi të ngushtë.

Pavarësisht thashethemeve të së kaluarës, Mërgim dhe Edona duket se po jetojnë momentet më të lumtura të jetës së tyre. Pritja e fëmijës së parë është një bekim i madh për ta dhe me këtë lajm, ata i kanë dhënë fund të gjitha spekulimeve, duke e fokusuar vëmendjen te familja dhe e ardhmja e tyre së bashku.