Mesfushori i Manchester United, Manuel Ugarte, ka konfirmuar publikisht lidhjen e tij me influenceren britanike të modës dhe bukurisë, Georgia May Heath.
Në një postim romantik gjatë pushimeve në Spanjë, Ugarte publikoi një foto në jaht krah Georgias, ku shfaqet duke e përqafuar, teksa ka vendosur një emoji zemre dhe e ka etiketuar atë, duke e bërë lidhjen “Instagram official”.
Georgia, 27 vjeçe, është mjaft e ndjekur në rrjetet sociale, me afro 230 mijë ndjekës në “Instagram” dhe mbi 50 mijë në “TikTok”. Ajo është e njohur për përmbajtjen e saj në fushën e modës, por edhe për lidhjen e mëparshme me futbollistin e famshëm, Kylian Mbappe.
Dikur në qendër të vëmendjes për romancën me yllin francez, Georgia dhe Mbappe u përfolën për një histori që nisi në vitin 2021 dhe u duk se vazhdoi herë pas here deri në janar të këtij viti, pak muaj përpara transferimit të sulmuesit te Real Madrid.