Legjenda braziliane e futbollit, Neymar Jr., pritet të trashëgojë mbi 1.1 milion dollarë, pasi u bë trashëgimtari i vetëm i një miliarderi beqar, pa fëmijë, të cilin nuk e ka takuar kurrë. Mund të ketë ndodhur që një miliarder anonim ia lë pasurinë e tij një personi i cili nuk ka mundësi ekonomike dhe ia ndryshon jetën përgjithmonë. Kemi dëgjuar histori nga më të ndryshmet, por mesa duket fati ka ‘trokitur’ edhe në derën e futbollisti brazilian.
Agjencia braziliane e lajmeve RIC raportoi se testamenti u formalizua në një zyrë në Porto Alegre dhe u vërtetua më 12 qershor, në prani të dy dëshmitarëve. Miliarderi anonim thuhet se ishte beqar dhe pa fëmijë, dhe e zgjodhi Neymar Jr. si trashëgimtarin e tij të vetëm sepse ai identifikohej me të në një nivel personal, edhe pse ata nuk ishin takuar kurrë.
Media braziliane raportoi se miliarderi i panjohur e admironte Neymar Jr si futbollist dhe si njeri familjar, veçanërisht për marrëdhënien e ngushtë me të atin, e cila i kujtonte të atin e tij të ndjerë.
“Më pëlqen Neymar, e gjej veten shumë tek ai”, thuhet në dokument. “Ai nuk është egoist, diçka e rrallë këto ditë. Lidhja e tij me të atin më kujton shumë atë që kisha me timin, i cili ka ndërruar jetë.”
33-vjeçari Neymar ende nuk ka dhënë një koment në lidhje me situatën, por testamenti mund të jetë subjekt i ndërlikimit të çështjeve ligjore edhe nëse miratohet nga gjykatat braziliane. Edhe pse nuk ka nevojë për para, pasi thuhet se ka një pasuri neto prej 300 deri në 330 milionë dollarë, Neymar ka shumë të ngjarë të kalojë në statusin e miliarderit brenda natës. Trashëgimia gjigante thuhet se përbëhet nga asete të ndryshme, duke përfshirë prona, investime dhe aksione në kompani fitimprurëse.