Gjesti është një ndër banorët më të rinj të shtëpisë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP 4”. Gjatë prime-t të mbrëmjes së djeshme ai u bë zyrtarisht lojtar i reality show-t.
Pas spektaklit ai ka bërë muhabet me disa prej banorëve, me disa ka shkëmbyer batuta, e me të tjerë ka patur edhe ngacmimet e para.
Mbrëmë ai vendosi që të flinte në divanin e kuq në living dhe zgjimi për të nuk ishte aspak i këndshëm. Shkak u bënë Jozi dhe G-Bani, të cilët me t’u zgjuar shkuan dhe e ngacmuan.

I pari ishte Jozi që rrinte duke e thërritur me të madhe dhe më pas e ngacmonte me mikrofon. Por Gjesti nuk lëvizi, vazhdoi të flinte.
Nga ana tjetër, G-Bani mori një tenxhere dhe nisi që të bënte zhurmë te koka e tij. Fillimisht Gjesti nuk lëvizi fare, por sapo reperi u largua ai vendosi që të zgjohej.
“Hajde çohu, kështu duhet zgjuar me energji”, i thoshte G-Bani-Gjestit.