Reperi i njohur, G Bani, nuk është më pjesë e “Big Brother VIP Albania” pas një komunikimi të bërë nga Ledioni Liço në lidhje me gjendjen shëndetësore të të atit të banorit. Mbrëmjen e djeshme, G Bani postoi një video ku shpjegonte dhe informoi publikun se gjendja shëndetësore e të atit ishte stabël dhe e mirë, duke theksuar se kishte marrë shumë mesazhe nga ndjekësit dhe e ndiente si “detyrim” të informonte publikisht.
Megjithatë, pas publikimit të videos, ai është përballur me një sërë komentesh negative, ku shumë individë e akuzuan për të thënë gënjeshtra dhe shpifje në lidhje ke këtë situatë.
Për këtë arsye, duket se G Bani është prekur nga komentet dhe ka reaguar në rrjetet sociale, duke ofruar një sqarim për situatën.
