Një situatë e tensionuar është krijuar mes G-Banit dhe Gertës në shtëpinë më të famshme në Shqipëri. Dy banorët e “Big Brother VIP 4” kanë nisur një sherr të fortë që mbrëmë, i cili ka vijuar edhe ditën e sotme.
Gjatë mbrëmjes së djeshme G-Bani pati si fillim një sherr me Gjestin dhe më pas me Gertën, e cila i doli në mbrojte Gjestit.
Ndërkohë mëngjesin e sotëm, Gerta vendosi që të zgjonte G-Banin me të bërtitura dhe duke i thënë: “Nuk do të lë rehat. Gjithë ditën s’do të lë të flesh. Do të flas te veshi, çdo 10 minuta do vij të të zgjoj”.
Por jo vetëm kaq, pasi mes tyre ka ndodhur edhe një incident. Teksa Gerta po shkonte të ulej te vendi i saj te tavolina e ngrënies, G-Bani ka shkuar për t’u ulur.
Gazetarja vendosi pelushin e saj aty dhe në ato momente këngëtari thotë: “Të ulem pak”. E teksa ai tenton të ulet, Gerta e tërheq karrigen dhe shprehet: “Jo, nuk ke për t’u ulur”.
G-Bani ulet dhe Gerta duke qeshur e rrëzon nga karrigia, nga ana tjetër Gjesti që është aty pranë dëgjohet të thotë:
“Luaje pak viktimizimin tani” dhe Gerta shton: “Ulu rri tani”.






