Gabriel Garcia Marquez, legjenda e letërsisë, fituesi i Çmimit Nobel në vitin 1982 dhe autori klasik i veprave të përjetshme të tilla si “Dashuri në kohën e kolerës”, “Kronikë e një vdekjeje të paralajmëruar” dhe “Njëqind vjet vetmi”, duket se nuk është edhe aq mirë nga ana shëndetësore.
Shkrimtari kolumbian 87 vjeçar, është shtruar në spital për shkak të një infeksioni të mushkërive dhe të traktit urinar. Por Gonzalo Garcia Bacha, i biri i Marquez, ka dashur të qetësojë adhuruesit e të atit duke thënë se ai është “mirë”, duke qenë se i është përgjigjur kurave në mënyrë pozitive.
4 prill 2014 (gazeta-Shqip.com)