Sara Gjordeni ka hapur dyert e shtëpisë së saj dhe të Bardhit për emisionin “Goca dhe Gra”. Në puntatën e mbrëmjes së djeshme, publiku ka parë se si është banesa e çiftit të njohur.

Moderatorja e njohur tregoi ambientet e shtëpisë dhe tregoi se kishin hyrë aty kur ajo ka qenë vetëm 1-muajshe shtatzënë.

Në një moment ish-banorja e “Big Brother VIP 3” ndalet te gardëroba, e cila ishte mjaft e madhe dhe e mbushur plot me veshje, këpucë, çanta dhe bizhuteri.

Sara tregoi për publikun se aty nuk mban vetëm gjërat që vesh, por edhe gjërat e saj më të shtrenjta, ato që kanë shumë vlerë emocionale për të.

“Këtu është një unazë që e ka mbajtur tezja ime që më ka rritur. Një byzylyk të mamit timin që ajo e ka mbajtur gjithmonë. Ju tregoj dhuratën e parë që ka marrë Nea. Këto papuçet e vogla janë dhurata e parë që ka marrë Nea nga Bora Zemani. Edhe unaza ime e propozimit është e zgjedhur nga Bora”, tregon ajo.

Më pas Sara Gjordeni tregon edhe dy unaza të tjera, për të cilat zbulon:

“Janë dy unazat që janë po aq të rëndësishme sa dy objektet e para që kam treguar. Kjo është nga kunata ime Afërdite dhe kjo është nga vjehrra ime ose ndryshe siç i thërras unë ‘nani’ se më duket shumë e çuditshme t’i them vjehrra”.