Ditën e sotme në shtëpinë e “Big Brother VIP” ka mbërritur një Zarfi i Zi nga Vëllai i Madh. Duke marrë shkas nga sjellja e banorëve që fshehin sendet personale si cigare dhe veshje, Vëllai i madh ka vendosur që të marrë masa të rrepta që do të bëhen të ditura në ‘Prime’ sonte, por ndërkohë i ka njoftuat të gjithë që të bëjnë gati valixhet.

Në zarf shkruhej:

Banorë, Vëllai i Madh ju ka mundësuar të gjitha kushtet për një bashkëjetesë sa më të mirë pavarësisht izolimit. Megjithatë veprimet tuaja të përsëritura për të fshehur sende personale, përfshirë veshje dhe cigare janë të papranueshme.

Vëllai i Madh nuk ju toleron më dhe ju kërkon që të dorëzoni menjëherë të gjitha sendet e fshehura përfshirë cigaret. Sonte do të merren masa të rrepta. Të gjithë bëni gati valixhet.