“Ftesë në 5” programi i pasdites me tema nga aktualiteti i ditës, me qasje nga familja dhe socialja. Personazhe të momentit, të njohur e të panjohur që tërheqin vëmendjen me diçka të veçantë, histori njerëzore që përcjellin mesazhe të rëndësishme! Të gjitha sjellë në formën më të natyrshme e më të lirshme ku çdokush mund të argëtohet pasditeve në divanin e shtëpisë, nga e hëna në të premte ora 17:00.

Ditën e sotme në studio është diskutuar rreth periudhës së komunizmit në vendin tonë dhe figurës së Enver Hoxhës. Të ftuar në studio kanë qenë Tomi Kallanxhi, Kristi Gongo, Ermal Hasimja dhe Jona Cenomeri, të cilët e kanë jwtuar atë periudhë. Gjatë diskutimit Ermal Hasimja ka treguar disa nga vështirësitë që kanë kaluar në atë kohë.

Atëherë çohesha në 2 të mëngjesit dhe mbaja radhën deri në 7 për qumësht dhe çdo do 3 herë nuk kishte qumësht, ose kur gatuaje çdo ditë gjellën te WC aty në banjo me furnellë, ky është problemi se pasioni i shqiptarëve është të jenë të gjithë njësoj