E ftuar në “Live From Tirana” në Top Albania Radio ka qenë gazetarja e njohur Anduena Llabani, e cila bëri bujë me deklaratën e saj ku tha se kishte konsumuar një drekë me peshk dhe verë në burg me një të dënuar. Si qëndron e vërteta pas kësaj deklarate dhe kush ishte ky i burgosur?
Meqë jemi tek e vërteta, ka kolege të miat që shkojnë e bëjnë takime në burg, nuk po flas për çështje që kanë raporte me të burgosur, por raporte pune. Shkojnë aty për të marrë informacione dhe për t’i thënë nëpër studio. Këtu po flasim për njerëz me banda, jo për njerëz të politikës.
I shohim këto njerëz pjesë të studiove televizive?
I shohim shumë shpesh. Madje kanë gjithë kohën televizive. Nuk i them emrat… Por ta them me përgjegjësi të plotë, pas 27 viteve karrierë, mbas shumë punësh të kaluara mbi shpatulla, pas shumë sakrificash, madje kam riskuar dhe jetën, por askush nuk flet për këtë.