Ish-finalisti i “Big Brother VIP 3”, Julian Deda, ka qenë mëngjesin e sotëm i ftuar në emisionin “Wake Up”. Aktori i njohur ka komentuar banorët e edicionit të pestë të reality show-t, i cili nisi transmetimin të shtunën e kaluar.

Gjatë bisedës me dy moderatorët, Blendi Salaj dhe Heidi Baçi, Juli gjithashtu tregoi edhe disa sekrete kur ai ka qenë brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Sipas tij, banorët që thonë se i harrojnë kamerat që janë në shtëpi, gënjejnë.

“Do apo nuk do ti, ato kamerat do t’i kesh në ndërgjegje. Le ça themi ne që harrohen. Harrohen mo, është e vërtetë, në pjesën më të madhe. Por prapë ti e ke aty se e ke në një nivel me sytë, e shikon, ti e di që po të shohin X veta. E shumë gjëra ti i bën për hir të kamerave. E këta që thonë i kanë harruar komplet kamerat, gënjejnë”, tha Deda.

Më pas ish-banori rrëfeu edhe një histori të tij që i ka ndodhur në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

“Kur fle, se nuk lejohet të flesh gjatë ditës. Me rregullore nuk lejohet të flesh pa fikur dritat e dhomës. Mbaj mend vinim syzet e diellit dhe shtriheshim. Unë paditesha direkt se në sekondën e tretë gërhas fort. Ka qenë një e bukur fare, do ta them këtë se ka ikur tani ai muhabet. Ka qenë një moment, ishim te një kënd i kuq, ishin duke bërë debat Egla me Meritonin. Unë isha mu në mes, me syze dhe në gjumë. Më thërret në dhomë të dëshirave ‘vëllai i vogël’ dhe më thotë ‘është në kuadër debati, je në sfond duke gërhitur si derr. O do çohesh’. I thashë ça të bëj se vdiqa për gjumë” , tha aktori i njohur, duke shkaktuar të qeshura në studio.