Këngëtarja e njohur, Genta Ismajli, feston sot ditëlindjen dhe fansat janë kuriozë që të dinë moshën e saj.
Për të gjithë ju që nuk e dini, Genta ka lindur më 12 prill të vitit 1984 dhe sot ka mbushur 37 vjeç. Ajo ka marrë urime të shumta nga miqtë dhe fansat, por më të veçantin e kishte partneri i saj turk.
Në profilin e tij në “Instagram”, Usta ndau një foto të Gentës teksa shkruante fjalët më të ëmbla të dashurisë.
“Të dua shumë”- shkroi ai në shqip, duke e pasuar me një urim super të gjatë.
Kujtojmëse këngëtarja e njohur ka qenë vazhdimisht në qendër të vëmendjes mediatike për shkak të lidhjes së saj me biznesmenin turk, Usta. Ata të dy janë njohur bashkë fare rastësisht dhe sot janë një nga çiftet më të preferuara të showbizit.