Ditën e sotme në “E Diell” në Top Channel në rubrikën Trotuar është diskutuar në lidhje me mitin e standardeve të bukurisë dhe se çfarë fshihet vërtetë pas ekraneve. Teksa kanë qenë duke diskutuar në panelin e të ftuarve kur u pyet nga Nevina, Livia zgjodhi të përgjigjej duke thënë se ajo nuk kishte bërë asnjë ndërhyrje estetike në fytyrën e saj.

Unë kam një karakter shumë moskokëçarës kështu që për çdo gjë që më thonë, nuk më prish aspak punë. Jam një njeri që kur shihem në pasqyrë, e shoh me sytë e mi dhe nuk kam nevojë për sytë e të tjerëve. Okej, unë mund ta pranoj që deri diku jam me fat sepse i kam dy këmbë, dy duar, i kam të gjitha nuk më mungon asgjë.

Nuk kam bërë asnjë lloj ndërhyrje, kam refuzuar edhe bashkëpunime me disa klinika sepse unë dua të bëj asnjë ndërhyrje.

Ndër të tjera ajo shtoi se:

Një prej komenteve me të cilat unë hasem më shpesh është “Georgina nga Temu”. Jo se unë i përgjigjem por në kokën time mendoj thjesht: “Jo, Livia nga Shkodra.” Nuk kam lidhje fare me këtë gjë absolutisht.