Georgina Rodriguez di gjithmonë se si të surprizojë fansat e saj të shumtë. Bukuroshja argjentinase ka zbuluar se është e angazhuar në një projekt, të cilin fansat e saj mesi po e presin.

Partnerja e futbollistit të famshëm, Cristiano Ronaldo, do të marrë pjesë në videoklipin e ardhshëm të këngëtarit kolumbian, Sebastian Yatra, ‘Energica Bacana’.

Ylli televiziv ka ndarë me 51 milionë ndjekësit e saj në “Instagram” disa fotografi nga prapaskenat e videoklipit, ku shfaqet e veshur në rozë ulur në tokë dhe e mbështetur pas një divani.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Georgina Rodríguez (@georginagio)

Deri këtu çdo gjë duket në rregull, por fansat kanë nisur kritikat për dy qentë që ndodhen pranë bukuroshes. Ata kanë reaguar të shqetësuar për shëndetin e tyre.

“A janë mirë qentë? Shihen qartë brinjët…”, tha një përdorues në komente. “A e ushqejnë qenin, apo jo?”, pyeti një tjetër ndjekës i shqetësuar. Kishte shumë komente të tjera që i bënë jehonë këtij detaji.